Uji Dea

Gjithçka gati për turneun tradicional “Bezi – Raci-Reshi”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Besim Ismaili nënkryetar i KF “Drita” dhe kryetar i këshillit organizues, tha se Klubi futbollistik “Drita” në bashkëpunim me DKRS e udhëhequr nga Veton Nevzadi dhe që është financuese e këtij turneu , është gati për turneun tradicional “Bezi-Raci-Reshi”.

Besim Ismaili thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhuar q ëtë dielën të shënohet dhe përkujtohet në mënyrë madhështore veprën e tre njerëzve që dhanë shumë për futbollin gjilanas, Selami Osmani-Bezi, Kemajl Halimi-Raci, Reshat Osmani-Reshi.

Ismaili tha se udhëheqësja e KF Dritës që është ideatore e turneut i cili do të jetë i parvjetshëm nën patronatin e komunës në bashkëpunim me KF Dritën dhe do të organizohet në nderim të veprës së Selami Osmanit Bezit, Kemajl Halimit Racit e Reshat Osmanit Reshi, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmueshëm për futbollin gjilanas.

Eco Higjiena

Ndryshe pjesëmarrës të turneut janë, KF Gjilani, KF Trepça, dhe KF Liria.

Turneu hapet të dielën më 11 gusht në ora 15:00 ku do të ketë fjalë rasti dhe pastaj do të hidhet shorti. Ndeshja e parë do të filloj në ora 15:30 ku do të zgjasin nga 45 minuta për ndeshje ka njoftuar Ismaili./rajonipress/