UBT

Gjitha shkollat e komunës së Vitisë pajisen me video projektor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në vazhdën e përgatitjeve për fillim vitin e ri shkollor, Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Arsim, ka ndarë sot mbi 70 video projektor për të gjitha shkollat e kësaj komune. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre pajisjeve, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili theksoi se ky projekt është vazhdimësi e investimeve të mëparshme, e që do të vazhdoj edhe tutje në zhvillimin e ngritjes së cilësisë në arsim.

Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, bëri të ditur se ka qenë domosdoshmëri që gjitha shkollat të pajisen me video projektor dhe kështu po bëhen përgatitjet e duhura për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.

Hidromorava

“Ky projekt i furnizimit me video projektor të shkollave të komunës sonë, ka për qëllim përmirësimin e kushteve dhe që procesi arsimor të zhvillohet me metoda të avancuara, përmes teknologjisë. Ne edhe më herët kemi investuar në fushën e informatikës, por edhe do të vazhdojmë që kushtet për mësimdhënie dhe mësimnxënie, të jenë sa më të volitshme çoftë për personelin arsimor, çoftë edhe për nxënësit”, tha ajo.

Pas shpërndarjes së këtyre video projektorëve, që janë financim nga buxheti i Drejtorisë së Arsimit, do të montohen nëpër klasë, në mënyrë që të jenë të gatshme për shfrytëzim që në shtator./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.