ARKATANA

Gjini: Thaçi po abuzon me gjithçka

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjendja në Kosovë ka degraduar, e Hashim Thaçi po abuzon me gjithçka.Kështu vlerëson Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së dhe shefi i shtabit zgjedhor të këtij subjekti.

Ai tha se janë më të përgatitur se kurrë dhe njoftoi se fushatën do e hapin sot në Pejë në orën 16:44.

Gjini vlerëson se me vazhdimi i kësaj qeverisje do të ishte fatale për Kosovën.

“Gjendja në Kosovë ka degraduar shumë, besojë që të gjithë qytetarët e Kosovës e edhe ju vet e dini që në Kosovë nuk mund të vazhdojë me një qeverisje të tillë, nuk mund të vazhdojë tutje, një mandat tjetër për këta njerëz që janë në qeverisje do të ishte fatal për Kosovën, shpresojmë që për këto 10 ditë shumica dërmuese e qytetarëve ti bashkohet Aleancës, Drejtimit të Ri”, ka thënë ai.

Uji Dea

Madje, ai thotë se Hashim Thaçi nuk po heziton me a buzu me gjithçka në këtë vend.Gjini:Thaçi nuk po heziton me abuzu me gjithçka

“Ne po mendojmë sot vetëm për fitore por nuk është absolutisht fshehtësi kjo dihet me muaj e vite, që kryeministri Thaçi nuk po heziton me abuzu me gjithçka ka në duart e veta, me krejt çka posedon”, ka thënë ai.

Në një konferencë për media ku bëri të ditur edhe për hapjen e fushatës, nënkryetari i AAK-së tha se ky subjekt është i vetmi që po iu tregojnë qytetarëve të vendit edhe si do të mblidhen, por edhe si do të shpenzohen mjetet e buxhetit.