Gjini: Në listën e AAK-së nuk do të jetë asnjë individ që ka probleme me ligjin
Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini, ka thënë se ky subjekt politik në këto zgjedhje parlamentare po hyn shumë më i përgatitur se herëve të tjera.
Ai është shprehur i bindur në fitoren e AAK’së më 8 qershor për faktin se sipas tij, pas 10 vjetësh listës së AAK’së në këto zgjedhje parlamentare do t’i prijë lideri i saj, Ramush Haradinaj.
Gjini për “Epokën e Re” tha se në listën e AAK’së për deputetë nuk do të jetë asnjë individ që ka probleme me ligjin.
Ai ka thënë se PDK’ja me aleatët e saj që ka qenë në pushtet duhet të shkoj në opozitë.