Gjini : AAK pas shumë viteve garon me Ramushin
Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se gjithmonë hendikep për këtë parti, ka qenë mosprania e liderit të saj nëpër fushata. Ai thotë se tash AAK, pas shumë vitesh po bën fushatë me liderin e saj.
“Është drejtim i ri sepse Kosova ka dalë prej pulsit që ka fillu me dalë që ka qenë prej shumë vitesh. Ka ndërru kursi për shumë tema. Kosova ka pësu ndryshime filozofike. Pas 10 viteve e kemi numër 44. Ky është 44-tshi i dytë i Ramushit. Na është mohu për shumë vite me pasë lider në fushatë”, ka thënë Gjini në emisionin “Interaktiv” të KTV’së.
Ndërkaq Laura Kryeziu sërish foli edhe për aderimin e saj, duke thënë se janë disa koncepte që i është bashkangjitur AAK’së.
“Aderimi im është shumë i arsyeshëm. Janë disa koncepte pse jam bashkangjitë me AAK’në, një prej tyre është se kjo parti nuk ka kalkuluar asnjëherë kur kanë qenë në pyetje interesat shtetërore”, ka thënë Kryeziu.

