Gjinekologu akuzohet për marrje ryshfeti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sipas propozim akuzës që e ka ngritur prokurori Shqipdon Fazliu gjinekologu Nexhat Sherifi akuzohet për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Ish Prokuroria Komunale e Gjilanit ka ngritur propozim akuzë ndaj gjinekologut Nexhat Sherifi i punësuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Sipas propozim akuzës që e ka ngritur prokurori Shqipdon Fazliu, mjeku Nexhat Sherifi akuzohet për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Sipas aktakuzës më datën 19 qershor 2011 në spitalin regjional të Gjilanit në repartin e gjinekologjisë i pandehuri ka pranuar për vete përfitimin pasuror në vlerë prej 20 eurove për të kryer një veprim zyrtar e që në kuadër të autorizimeve të tij ai është dashur ta kryej.

Mobi Casa

Mjeku ka shfrytëzuar gjendjen e pacientes tani të dëmtuarës M.K. e cila ka qenë shtatzënë dhe pak para lindjes duke kërkuar nga e njëjta shumën prej 10 eurove si kusht që e njëjta të futej në sallën e lindjes. E dëmtuara e shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore, e fton bashkëshortin e saj duke i thënë se i pandehuri po i kërkonte 10 euro për ta futur në sallë, ashtu që pas disa minutash vije i dëmtuari dhe në shkallët e spitalit ia jep të pandehurit 20 euro.

Gjinekologu sipas akuzës pasi merr 20 euro ia mundëson të dëmtuarës shtrirjen në sallën e lindjes. Në këtë proces gjyqësor pritet të dëshmojnë i pandehuri, të dëmtuarit dhe dëshmitarët.

Ndërkaq Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës Themelore i kontaktuar nga rajonipress tha se rasti i mjekut Nexhat Sherifi tashmë ka kaluar në Departamentin e Krimeve të Rënd pranë kësaj gjykate dhe shumë shpejt pritet të procedohet me seancën gjyqësore. /rajonipress/