Hidromorava

Gjinekologjia në Gjilan ndër maternitetet më të mira në Kosovë

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Luchiano Kaletini zëvendësshef i UNICEF-it tha për rajonipress se është befasuar për të mirë me punën e stafit dhe me rezultatet që reparti i maternitetit i ka shënuar në nivel të Kosovës.

Zyra e UNICEF-it në Kosovë, “Kosovo Health Foundation” dhe Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, po shënojnë Javën për të ushqyerit me qumësht të gjirit në Kosovë për vitin 2012, me qëllim për theksuar rëndësinë dhe të mirat e të ushqyerit me qumësht të gjirit për zhvillimin e mirë fizik, emocional dhe psikologjik të foshnjës.

Të enjten në kuadër të shënimit të Javës të ushqyerit me qumësht të gjirit në Kosovë është vizituar Spitali Regjional i Gjilani, dhe Reparti për Gjinekologji dhe Obstetrikë .

Në këtë vizitë ka munguar ministri Ferid Agani ndërsa për këtë janë përkujdesur Luchiano Kaletini zëvendësshef i UNICEF-it i cili së bashku me Abdylatif Latifin u. d. së drejtorit të spitalit të Gjilanit dhe dr. Xhemajl Salihun drejtor për shëndetësi e mirëqenie sociale të shoqëruar edhe nga specialistë të gjinekologjisë Shaban Rexhepi, Ramadan Maliqi kanë vizituar repartin gjinekologjik dhe obstetrik.

Kalitini ka zgjedhur rastet e nënave që ushqejnë fëmijët e tyre përmes gjirit ku edhe ju ka dhuruar lule. “Kjo është mrekulli sepse në gjashtë e muajt e parë çdo fëmijë ka nevojë të ushqehet me gjirin e nënës” tha Kalitini , duke inkurajuar nënat që të vazhdojnë dhe ta praktikojnë gjidhënien deri në fund.

Pasi u ka bërë vizita të gjitha reparteve dhe maternitetit të nënave dhe fëmijëve të porsalindur Kalitini tha për rajonipress se vërtet ndihet i befasuar me punën e mirë dhe profesionale që është bërë në këtë institucion.”Me kënaqësi mund të them se është njëri nga maternitetet më të mira në Kosovë” u shpreh ai.

KKVITI

Kalitini tha se edhe pse mjekët e këtushëm i kanë të njëjtat sfida qysh i kanë edhe kolegët e tyre në Kosovë, këta megjithatë po gjejnë forcë e kurajë për të quar dhe avancuar përpara anën profesionale. Institucionet shëndetësore kanë nevojë më shumë për përkrahje sepse në pyetje është shërbimi për popullin e Kosovës “ tha ai. “Ne po e praktikojmë këtë vizitë dhe këto këshilla për nënat sepse Kosova është në shkallë të ulët sa i përket gjidhënies” shtoj ai.

Ndërsa Abdylatif Latifi gjatë një diskutimi që kanë bërë në sallën e konferencave të Gjinekologjisë ka folur për strategjinë globale për të ushqyerit e foshnjës. Latifi tha se spitali i Gjilanit dhe repartet e Gjinekologjisë do të jenë në funksion të asaj që rritë shkallën profesionale për tu dalur në ndihmë nënave dhe fëmijëve të porsalindur dhe për t`i bindur njëkohësisht ato se ushqyeshmëria me qumësht nga gjiri nuk ka alternativë tjetër.

Ndërsa Shaban Rexhepi drejtor i departamentit të nënave dhe fëmijëve ka dhënë shifra inkurajuese për repartin e gjinekologjisë. Sipas Rexhepit ky repart ka numrin më të vogël të sekciove, e ka vdekshmërinë më të vogël të nënave si dhe të fëmijëve perinatal.

Rexhepi është mburrur me punën shumë përkushtuese dhe profesionale që po bëjnë specialistët e Gjinekologjisë.

“Jemi i vetmi repart në Kosovë që rastet e rënda i trajtojmë dh i shërojmë vetë. Madje kemi edhe raste të ndërhyrjeve të komplikuara të cilat nuk janë bërë as në Prishtinë, e ne këtu kemi pasur sukses” ka thënë Rexhepi./rajonipress/