Mobi Casa

Gjimnazi “Zenel Hajdini” bëhet me drejtor të ri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Zejnullah Zejnullahu është zgjedhur drejtor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit. Zejnullahu premton disiplinë,ngritje të cilësisë dhe përgjegjësi në punë.

Zejnullah Zejnullahu për katër vitet e ardhshme do të jetë drejtor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit. Zejnullahu ka fituar në një garë ku ka pasur pesë kundërkandidat.

Zejnullahu i cili njihet si njeri punëtor dhe organizator i mirë tha për rajonipress se ai synon që Gjimnazin ta bëjë një arenë të dijes e rezultateve kualitative.”Gjimnazi “Zenel Hajdini” ka emër,ka traditë,ka pasur rezultate dhe unë do të mundohem që këto afinitete vetëm t`i shtyjë përpara” u shpreh Zejnullahu.

KV

Menjëherë pasi ka pranuar detyrën e re Zejnullahu e ka ngjallur edhe punën brenda objektit të gjimnazit duke filluar me lyrje,gëlqerosje dhe rregullim të sallave.”Gjimnazi ka nevojë të ketë një infrastrukturë më cilësore dhe po përpiqemi që me fillimin e shtatorit ta ndryshojmë edhe pamjen e tij” tha ai.

Zejnullahu ka ambicie e synime të mira për ta zhvilluar jetën kulturore,sportive brenda kësaj shkolle.”Gjimnazi do të jetë i fokusuar në ngritjen e cilësisë mësimore, në ruajtjen e sigurisë në shkollë,dhe normalisht që synojmë të jemi të pranishëm në të gjitha kuizet dhe olimpiadat që mbahen në nivel vendi dhe kombëtarë “tha ai.

Gjimnazi “Zenel Hajdini” ka mbi 130 mësimdhënës dhe njihet si shkolla më e mirë që ka rezultate dhe disiplinë. Zejnullahu e ka falënderuar edhe ish drejtorin Mehmetali Rexhepin për kontributin që ka dhënë në këtë shkollë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.