Fundamenti

Gjimnazi ”Kuvendi i Lezhës“ në Viti së shpejti do të bëhet me fushë sportive

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti së shpejti do të bëhen me fushë sportive, pasi që sot kanë filluar punimet në ndërtimin e kësaj fushe vlera e së cilës është rreth 10 mijë euro dhe financohet me mjete vetanake të Komunës së Vitisë.

Në ceremoninë e përurimit të fillimit të këtyre punimeve kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, personeli arsimor i kësaj shkolle në krye me drejtorin e saj Gasper Demaj, të cilët e mirëpritën këtë projekt pasi që theksuan se kjo shkollë është ballafaquar me mungesë të hapësirës për aktivitete sportive në veçanti për vijimin e mësimit në lëndën e Edukatës Fizike.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë ceremonisë së përurimit të fillimit të punimeve në fushën e hapur sportive të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës “ në Viti tha se një fushë e tillë sportive i ka munguar që moti kësaj shkolle duke potencuar se me këtë projekt krijohet hapësirë për rekreacion dhe sport. “Mendoj se me këtë investim kemi për një planifikim të qëlluar pasi që ka munguar poligoni sportiv dhe krahas kësaj ne kemi punuar në poligonat sportive të shkolla teknike me qëllim që nxënësit shollave të mesme të kenë hapësirë për rekreacion dhe sport pasi që brezi i mesëm është brezi që premton më së shumti dhe këtu është zanafilla e krijimit të bazës sportive” u shpreh Haliti.

Eco Higjiena

Ndërkaq ai paralajmëroj që Komuna e Vitisë do të vazhdoj të me rregullimin e fushave sportive edhe nëpër shkolla të tjera të kësaj komune.

Ndërkaq Gasper Demaj, Drejtor i kësaj shkolla tha se deri me tani nxënësit dhe mësimdhënësit e edukatës fizike janë ballafaquar me probleme pasi që ka munguar hapësira për vijimin e procesit edukativ e arsimor në fushën e edukatës fizike. “Asnjëherë nuk jemi ndier më keq sesa atëherë kur fillonte ora e edukatës fizike pasi që kuadrat tanë nuk kanë pasur mundësi që asnjë orë të zhvillojnë sipas plan programit të paraparë”u shpreh Demaj.

Ai falënderoj përfaqësuesit e Institucioneve Komunale për këtë projekt dhe investime të tjera të cilat ndërlidhën me këtë shkollë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.