Eko Higjiena

Gjilanin e viziton Recep Gurkan, kryebashkiaku i Komunës Edirne

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit në një vizitë pune ka qëndruar kryebashkiaku i Komunës Edirne, Recep Gurkan nga shteti i Turqisë, i cili është pritur nga nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, i cilin e ka informuar atë për zhvillimet në Gjilan, për popullsinë, zhvillimin ekonomik, historikun dhe trajtimin e komunitetit turk në përgjithësi.

Nga ana e tij nënkryetari Kadriu ka bërë një përshkrim të shkurtër të Gjilanit, bashkëpunimin që ka me Komuna të ndryshme në Turqi dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë kohës në krijim të urave lidhëse dhe nevojat e mëdha për thithje të investimeve dhe për shkëmbim të përvojave mes dy vendeve.

Ai poashtu ka theksuar se pos tjerash një trajtim të veçantë kanë të gjitha komunitetet pakicë që jetojnë në Gjilan, mes tyre edhe për komunitetin turk i cili është mirë i inkuadruar në jetën shoqërore, kulturore e politike.

Uji Dea

Kurse Recep Gurkan, në fjalën e tij ka falënderuar për bashkëpunimin dhe gatishmërinë që Gjilani ka treguar gjithnjë në çdo bashkëpunim dhe iniciativë qoftë regjionale apo ndër shtetërore.

Gurkan ka thënë se gjithnjë do të jetë afër kësaj Komune dhe Komunave të tjera me qëllimin e vetëm ecjen përpara dhe zhvillim të këtij vendi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.