RCCOLA

Gjilani zgjedh tre më të mirët në matematikë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoria e Arsimit në Gjilan në bashkëpunim me OJQ “Union Plus” kanë bërë shpalljen e matematikanëve të rinj më të mirë ndër vite. Endrit Fejzullahu, Genta Latifi dhe Hamdi Dërvodelli janë shpallur më të mirët nga 15 matematikan të rinj, që kanë dëshmuar rezultate të larta në fushën e matematikës, gjatë viteve të fundit.
Tre matematikanë të rinj janë zgjedhur më të mirët në komunën e Gjilanit nga Juria e posaçme vlerësuese dhe profesionale, të enjten, në një takim që e ka organizuar OJQ “Union Plus” në bashkëpunim me Drejtorin e Arsimit në Gjilan.

Endrit Fejzullahu, Genta Latifi dhe Hamdi Dërvodelli janë shpallur më të mirët nga 15 matematikan të rinj, që kanë dëshmuar rezultate të larta në fushën e matematikës, gjatë viteve të fundit. Në këtë evenimet të rëndësishëm arsimor të pranishëm ishin edhe Qemajl Mustafa, e Bujar Nevzati .

Fehmi Sylejmani, drejtor ekzekutiv i OJQ “Union Plusit”, ka thënë se qëllimi i këtij evenimenti të rëndësishëm arsimor është evidentimi, nxitja, motivimi dhe respekti për talentet në lëndën e Matematikës.

“E pse ndër vite ?! Sepse kjo formë e tillë e kësaj ngjarje madhështore po mbahet për herë të parë në Gjilan, e siç dihet në këtë rrafsh, talentet e matematikës nga Gjilani ka vite që sjellin rezultate kulmore, qoftë në nivel komunal, republikan apo edhe atë mbarëkombëtar. Jo rastësisht Gjilani tashmë ka marrë epitetin e qytetit të Matematikës, apo Gjilani i fortë në Matematikë, apo edhe matematikanët e rinj gjilanas shkelin kudo moshatarët e tyre. Matematika vërtetë është mbretëreshë e shkencave natyrore, por është edhe mbretëreshë e krenarisë së Gjilanit. Gjilani lirisht mund të krenohet kudo, sepse rezultatet e larta në fushën e Matematikës e ngrisin në piedestalin më të lartë në nivel vendi, por edhe jashtë kufijve të tij” ka thënë Sylejmani.

Sipas tij në këtë mes, pikërisht në këtë auditorium kemi kampion të garave komunale, republikane dhe mbase edhe mbarëkombëtare, e mos të flasim për nënkampion. “Të gjitha këto suksese në radhë të parë janë të vetë nxënësve, e më pas të mësimdhënësve, prindërve, shkollave, por edhe institucioneve të larta arsimore, që s’do mend se në këtë drejtim po japin ndihmesë të madhe”, ka thënë Sylejmani.

Mobi Casa

Drejtori i DKA, Bujar Nevzati ka folur në mënyrë kronologjike për të gjitha të arriturat në arsim në këtë komunë, duke potencuar se vërtetë në këtë komunë, arsimi është duke ecur në mbarë.

Kryetari i Komunës duke përgëzuar më të mirët, ka theksuar se përkrahja e komunës nuk do të mungojë asnjëherë. Sipas tij, edukimi është prioritet parësor i komunës, dhe ua ka përkujtuar matematikanëve të rinj, se revolucioni teknologjik nuk mund të ndodh pa dije, prandaj, dijet e përfituar ka thënë Mustafa shfrytëzoni në risitë e reja teknologjike.

“Asnjë projekt i qëndrueshëm dhe meritor nuk mund të hartohet, po që se nuk janë të qarta qëllimet dhe synimet e tij të qarta, e kjo bëhet vetëm me anë të dijes”, ka pohuar Mustafa, duke paralajmëruar se dhe në të ardhmen mbështetje të pakontestueshme për këtë kategori të arsimit.

Profesori i matematikës në fakultetin e Edukimit, dr.Sabri Tahiri, ka treguar historikun e tij të parë të eksperiencës si matematikan dhe kuadër deficitar. Ai ka thënë se sot në Gjilan është krijuar një komunitet i Matematikës për lakmi dhe ka rezultate të theksuara në këtë drejtim./rajonipress/