ARKATANA

Gjilani vizitohet nga të rinjtë e komunës së Ferizajt dhe të Lipjanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nën organizimin e Institutit për Promovimin e Edukimit (IPEDU) dhe në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, Ferizajt dhe Lipjanit po implementohet në këtë trekëndësh të komunave projekti i shkëmbimit të përvojave të të rinjëve në fushën e vullnetarizmit.

Në këtë kontekst të rinjë nga këto tri komuna po vazhdojnë të kontribuojnë në funksion të krijimit të ligjit për vullnetarizëm, i cili këtë vit pothuajse është përmbyllur.

United Hospital

Mirëseardhje të rinjëve nga këto komuna u shprehu Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë së Rinisë së Komunës së Gjilanit, i cili në këtë rast i njoftoi të pranishmit me gjendjen në të cilën është ky sektor, me theks të veçantë tek përparësitë të cilat po krijohen me rastin e krijimit të linjës së veçantë buxhetore të rinisë së Komunës së Gjilanit.

Ndërsa, Ylber Lekaj nga Instituti për Promovimin e Edukimit (IPEDU) shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij të madh për mikpritjen e treguar nga Komuna e Gjilanit, duke shprehur gatishmërinë që si organizatë të vazhdojë me projekte të përbashkëta sikurse ky i fundit, e që është një bashkëpunim i frytshëm ndërmjet komunave tona./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.