ARKATANA

Gjilani vazhdon me themelimin e këshillave të lagjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit vazhdon me fazën e tretë të themelimit të këshillave të lagjeve në vendbanimet urbane në përbërje të shtatë anëtarëve, projekt ky i cili po implementohet në bashkëpunim me organizatën “Agro-Eko”.

Komuna e Gjilanit fton qytetarët që t’i kontribuojnë procesit, përmes të cilit do t’i shërbej forcimit të demokracisë dhe koordinimit me institucionet lokale në adresim të çështjeve në interes jetik për funksionimin e lagjeve dhe fshatrave.

Me qëllim të gjithëpërfshirës, inkurajohen gratë dhe të rinjtë e interesuar që të jenë pjesë e aktiviteteve dhe inkuadrimit në këshilla të lagjeve dhe fshatrave.

Orari i planifikuar është si vijon:

Më 16 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Dardania I”, me fillim në ora 19:00 (shkolla “Selami Hallaqi”)

Më 17 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Dardania II”, me fillim në ora 19:00 (shkolla “Selami Hallaqi”)

Më 18 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes në “Kodra e Dëshmorëve”, me fillim në ora 19:00 (shkolla “Sadulla Brestovci)

Uji Dea

Më 23 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Qendra”, me fillim në ora 19:00 (shkolla “Musa Zajmi”).

Më 24 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Deremahalla”, më fillim në ora 19:00 (shkolla “Thimi Mitko”)

Më 25 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Iliria”, me fillim në ora 19:00 (shkolla “Abaz Ajeti”)

Më 30 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Arbëria”, me fillim në ora 18:00 (shkolla “Abaz Ajeti”)

Më 31 maj 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Baja”, me fillim në ora 18:00 (shkolla “Rexhep Elmazi”)

Më 1 qershor 2017 do të themelohet këshilli i lagjes “Rruga e Ferizajit”, ora 18:00 (shkolla “Nazmi Hoxha”)

Ndërkaq, më 2 qershor 2017 do të themelohet këshilli i fshatit Dobërçan, ora 18:00 (shkolla “Nazim Hikmet”)

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.