Gjilani të mërkurën proteston në përkrahje të Ramush Haradinajt
Gjilan – Këshilli Organizativ ka bërë ftesë publike për të gjithë qytetarët e Gjilanit që të mërkurën duke filluar nga ora 11:55 të marrin pjesë në protestën e organizuar në mbrojtje dhe në përkrahje të Ramush Haradinajt. Protesta mbahet para teatrit të qytetit.
Në Ftesën e Këshillit Organizativ thuhet: “Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, ftoheni të merrni pjesë në protestën gjithëpopullore me datë 11. 01.2017 duke filluar nga ora 11:55h, në sheshin “Agim Ramadani”, para Teatrit të Qytetit të Gjilanit.
Protesta mbahet në përkrahje të ish Kryeministrit të Kosovës Gjeneral Ramush Haradinaj. O sot o kurrë të mbrojmë vlerat tona Kombëtare ka shkruar Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së dega në Gjilan./rajonipress/

