FIDANISHTJA

Gjilani tani ka alternativë, Rexhep Kadriu ofron një standard të ri të udhëheqjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan organizoi takim mobilizues me kryetarët e nëndegëve, me qëllim të organizimit të fushatës zgjedhore në çdo cep të komunës së Gjilanit.

Kreu i AAK-s në Gjilan, tanimë ish-nënkryetari i komunës së Gjilanit, njëherit edhe kandidat për të parin e Gjilanit, Rexhep Kadriu pasi falënderoi strukturat e nëndegëve për punën që kanë bërë përgjatë shumë viteve për rritën e AAK-s, kërkoi angazhim shtesë gjatë kohës së fushatës zgjedhore. “Jemi në fushatë zgjedhore dhe duhet të angazhohemi maksimalisht që të gjithë në mënyrë që fitorja të jetë edhe bindëse edhe e merituar”, tha Kadriu.

UBT

Ndërsa, kryetarët e nëndegëve u zotuan se do të angazhohen maksimalisht, do të kërkojnë votë në çdo cep të Gjilanit ballëhapur, për faktin se këtë ua mundëson puna katërvjeçare si nënkryetar i Gjilanit, e kandidatit tonë Rexhep Kadriu. “Nuk ka dyshim se fitorja po troket në derën e AAK-s, sepse Rexhep Kadriu ka dhënë dëshmi të mjaftueshme se ekziston mundësia që Gjilani ta ketë një shkollë të re qeverisëse, e cila ka për qëllim zhvillimin dhe përparimin e Gjilanit”, thanë mes të tjerash përgjegjësit e nëndegëve të AAK-së thuhet në njoftimin e AAK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.