UBT

Gjilani synon të bëhet qyteti më i pastër në Kosovë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan- Të mërkurën është nënshkruar marrëveshja për partneritet publiko privat në mes të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Higjiena”, Komunës së Gjilanit dhe Kompanisë Austriake “Moser Group”.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Komunës së Gjilanit, Kompanisë “Higjiena” dhe Kompanisë Austriake “Moser Group”, është thënë se Gjilani do të bëhet qyteti më i pastër në Kosovë. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm edhe ambasadori austriak në Kosovë ,Johann Brieger.

Qemajl Mustafa duke folur për marrëveshjen e partneritetit publiko- privat tha se ky projekt ka zgjatur 9 muaj dhe në finale kemi arritur pasi kanë kaluar të gjithë procedurat ligjore. Sipas,Mustafës qëllimi i këtij partneriteti ka për synim të sjellë kapitalin e freskët në “Higjiena”,me qëllim të ngritjes së shpejt të teknologjisë profesionale,rritjen e sasisë dhe cilësisë së shërbimeve,grumbullimit të mbeturinave,pastrimin e qytetit,trajtimin e tregjeve,varrezave dhe riciklimin.

Mustafa tha se qëllim tjetër nga ky partneritet është edhe rregullimi i ambientit të rajonit,ku parashihen të investohen rreth 1.5 milion euro në fillim nga Kompania austriake.

ARKATANA

Ndërkaq ambasadori austriak Johann Brieger tha se ka kënaqësi që merr pjesë në këtë ceremoni.”Ky partneritet dëshmon qartë se ne jemi të interesuar që ta ndihmojmë Kosovën në fushën e ekonomisë. Sipas tij ky projekt do të ketë sukses sepse ka një bazament të fort ,meqë ka edhe një mbështetje politike. Thjeshtë ky partneritet është një model për të ardhmen” tha Brieger.

Ndërkaq Christian Moser nga Kompania “Moser Group” tha se pas dy viteve punë,sakrificë e mund kemi arritur deri tek finalja e konkretizimit të marrëveshjes.”Projekti do të jetë i suksesshëm sepse ne qysh në fillim e kemi fituar besimin e qytetarëve gjilanas”.Firma “Moser Group” ka një traditë 90 vjeçare dhe ne synojmë që Gjilanin ta bëjmë njërin nga qytetet më të pastra në Kosovë” tha ai.

Moser tha se në Gjilan dhe rajon do të instalohet një sistem modern i mbledhjes së mbeturinave. “Duke pasur këto premisa,përvojën e mirë dhe anën profesionale është normale që ne nuk do të lejojmë që të na dështojë projekti . Megjithatë ne kërkojmë që të ndërtojmë një partneritet dinamik me të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe ata që janë të kyçur në këtë projekt” tha Moser.

Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë edhe kryetari i Novobërdës Bajrush Ymeri, nënkryetari i Vitisë Abdyl Bajrami,drejtori i Higjienës,Bajram Isufi etj./rajonipress/