ARKATANA

Gjilani sot ka filluar hapjen dhe pastrimin e të gjitha pusetave të bllokuara

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit, Kompania Regjionale e Ujit, ‘Hidromorava’, në kuadër të aksionit ‘Ta pastrojmë Gjilanin’, ka filluar pastrimin e ujëmbledhësve atmosferik nëpër rrugët e qytetit të Gjilanit, aktivitet për të cilin kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka mbështetur dhe ka bërë thirrje tek qytetarët për më shumë kujdes dhe përkushtim për ambient të pastër.

Muhamed Suliqi, drejtor i KRU ‘Hidromorava’, ka pohuar se aktiviteti i sotëm i realizuar nga punëtorët e kësaj kompanie, është në kuadër të planit të veprimit në kuadër të aksionit ‘Ta pastrojmë Gjilanin’ dhe do të vazhdoj deri në hapjen e të gjitha pusetave.

“Pastrimin e pusetave të grumbullimit të ujit atmosferik, ‘Hidromorava’ është duke e bërë në kuadër të aksionit për pastrimin e Gjilanit, aksion i cili ka filluar me datën 15 shtator dhe do të vazhdoj deri më 15 dhjetor. Pastrimi i ujëmbledhësve është i domosdoshme për evitimin e vërshimeve gjatë të ardhmes në rast të reshjeve, por njëkohësisht eliminon edhe kundërmimin. Si kompani do të vazhdojmë që ti mirëmbajmë edhe në të ardhmen, por njëkohësisht apelohet tek qytetarët, që të mos hedhin mbeturina në to”, ka potencuar ai ndër të tjerash.

Mobi Casa

Për ndryshe, Komuna e Gjilanit është e vendosur të bëjë pastrimin e gjithë territorit të Gjilanit që nga qendra e deri në fshatrat më të largëta, për të qenë Komuna më e pastër në nivel të Republikës dhe më gjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.