UBT

Gjilani shpërndan foli plastike për 322 fermerë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka shpërndarë sot foli plastike për 322 fermerë ose 4 mijë e 400 metra gjatësi. Pas ceremonisë së shpërndarjes, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Ramiz Ramadani, ka thënë se folia plastike (5500 kg) është e një kualiteti tejet të lartë dhe me garancion 2-vjeçar

“Në fokus i kemi pasur fermerët me kushte të rënda ekonomike, ata të cilët folinë e kanë të dëmtuar nga vjetërsia ose nga kushtet klimatike (era, bora, breshëri) dhe serrat e vogla familjare. Shpresoj se sado pak kësaj kategorie të bujqve iu ndihmojmë në mbulimin e serrave dhe vazhdimin e aktiviteteve bujqësore”, është shprehur Ramadani.

Ai konfirmoi se edhe prodhuesit komercial do të trajtohen me prioritet të lartë, ngase viteve të fundit vërehet një orientim i madh i tyre kultivimin e perimeve në ambiente të mbrojtura dhe mbështetja institucionale në këtë nënsektor ka qenë e vazhdueshme.

UBT

”I kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe për pak ditë do të bëjmë publikimin e projektit të serrave të zinkuara për prodhuesit komercial. Gjithashtu, në bashkëpunim me DZHE dhe GIZ-in deri në fund të muajit maj do të vendosim 15 shtande moderne në qendër të qytetit, ku fermerët do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë ato deri në muajin tetor”, ka shtuar Ramadani.

Në fund, i pari i Bujqësisë në Gjilan, e ka falënderuar kryetarin e komunës, Lutfi Haziri për mbështetjen e vazhdueshme dhe prioritetin e lartë që po i jep sektorit të bujqësisë, sikurse edhe stafin e DBP-së për përkushtimin pasi, siç tha, pothuajse të gjitha vikendet i kanë shndërruar në ditë pune./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.