ARKATANA

Gjilani shënon rritje në inkasim të mjeteve vetanake

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Drejtoria për Buxhet dhe Financa, është duke i kushtuar një vëmendje të veçantë parasë publike dhe rrjedhës së parasë në përgjithësi, duke spikatur kontrollin e rreptë të shpenzimeve të parasë së Komunës së Gjilanit dhe taksapaguesve të saj”, ka thënë drejtori, Zijadin Maliqi, derisa ka prezantuar raportin katër mujor në konferencë me gazetarë.

Maliqi, ka bërë të ditur se këtë vit sektori i Tatimit në Pronë ka shpërndarë mbi 32 mijë fatura të tatimit në pronë dhe vlera e përgjithshme e tyre është rreth 1.6 milionë euro.

“Kemi shpërndarë faturat e tatimit në pronë për gjithë territorin e komunës së Gjilanit dhe vlera e tyre është rreth 1.6 milionë euro. Numri i ankesave gjithnjë është duke rënë sa i përket tatimit në pronë. Këtë vit kemi përgjysmim të ankesave, ndërsa për katër muaj janë inkasuar rreth 500 mijë euro nga këto të hyra të planifikuara dhe ka rritje të inkasimit, kur krahasohet periudha e njëjtë e vitit paraprak, për 5.7 për qind, ndërsa realizimi i planit vjetor është 31.5 për qind”, ka thënë drejtori Maliqi.

Ai ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë ligjin për faljen e borxheve, i cili është në fuqi deri me datën 31 gusht 2017, sepse, është mundësi shumë e madhe për ata që kanë obligime ndaj Komunës së Gjilanit në Tatimin në Pronë.

UBT

Drejtori për Financa, Zijadin Maliqi, ka ftuar qytetarët e interesuar të komunës së Gjilanit, që më datën 19 maj, me fillim në ora 10:00 në sportelet e Tatimit në Pronë, të marrin pjesë në organizimin e ekspozitës lidhur me tatimin në tokë që do të hyj në fuqi kah viti 2019.

Gjithashtu, sipas tij, në këtë Drejtori janë dhënë edhe shumë shërbime të tjera dhe sipas ligjit janë kryer edhe punë tjera, si përgatitja e pasqyrave financiare, përgatitja e bartjes së mjeteve nga viti paraprak në vitin fiskal 2017 dhe njëkohësisht janë përgatitur edhe raportet e rregullta financiare, të cilat kanë marrë miratimin edhe të Kuvendit të Komunës, të cilin e ka falënderuar për konstruktivitetin e treguar në raport me këtë drejtori.

Njëkohësisht, Maliqi ka thënë se gjithçka është duke u bërë konform ligjit sa i përket menaxhimit të parasë publike dhe në harmoni të plotë me Ministrinë e Financave të Qeverisë së Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.