Mobi Casa

Gjilani shënon fitoren formale ndaj Feronikelit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në javën e 29-të, të Superligës së Kosovës, e zhvilluar në stadiumin sintentik në Gjilan, “kuqebardhët” e Gjilanit kanë mposhtur Feronikelin i cili që nga fillimi i kampionatit është përshëndetur nga Superliga me rezultat 5-1.

Futbollistët juniorë të Feronikelit në minutën e 9-të, kanë arritur në epërsi 0-1 me golin e Andi Qorrit. Gjilanasit arrinë të barazojnë në minutën e 33-të, Razak me kokë mposht portierin e ri mysafirë Buqincën.

Në minutën e 39-të, nikoqirët kaluan në epërsi, Shend Kelmendi realizon një gol të bukur. Në minutën e 54-të, mbrojtësi Yll Hoxha asiston gjerë tek Keita Razak i cili me goditje të fuqishme nga 10 metra ngrit epërsinë në 3-1.

Uji Dea

Pesë minuta më vonë Keita Razak bukur gjenë Blerim Krasniqin i cili shënon për 4-1. Gerhard Progni në minutat shtesë të kësaj ndeshje jo të barabartë nga një pozitë e vështirë shënon duke e detyruar portierin mysafirë Buqincën që për herë të pestë ta nxjerr topin nga rrjeta e tij.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, pas ndeshjes deklaroi. “ Morëm një gol nga pakujdesi, kjo nuk guxon të na ndodhë, futbollistët e mi bënë paraqitje të mire, dhe ky rezultat ishte më se i merituar, krijuam raste ndërsa mysafirët treguan lojë të mirë në radhët e tyre ka disa talenta të rinjë. Uroj që në ndeshjet e ardhshme të vazhdojmë me këtë seri të fitoreve”. Gjilani me këtë fitore zë pozitën e dytë me 55 pikë. Në javën e 30, Gjilani është mysafirë në Klinë ku do të takohet me Dukagjinin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.