Uji Dea

Gjilani shënon edhe fitoren e shtatë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit kanë shënuar edhe fitoren e shtatë në këtë kampionat, duke mundur kësaj radhe ish skuadrën nga elita, Flamurtarin e Prishtinës, pas një loje të mirë, sidomos në pjesën e dytë kur treguan tërë dijen e futbollit. Me këtë fitore gjilanasit përsëri kthehen në pozitën e parë, por tash me dy pikë më tepër se përcjellësi më serioz për tu inkuadruar në elitë Istogu nga Istogu. Gjilani – Flamurtari 3:1 (1:1).

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 300. Shënues: Haliti ’23, Sermaxhaj ’74, Morina ’90 (Gjilani) – Qorri ’29 (Flamurtari). Gjyqtarë: L. Fejza, D. Rrahmani, E. Kume. Kartoni i verdhë: Hyseni, Maliqi (Gjilani) – Shabani (Flamurtari).

Gjilani: Ajdini, Hyseni, Kastrati, Murseli (Mustafa), Maliqi, Shaqiri, Morina, Sermaxhaj, Haliti, Ferati, Selmani (Muja).

Flamurtari: Shehu, Osmani, Shabani (Bislimi), Marniku, Sh. Krasniqi, Gashi (V. Krasniqi), Canziba, Qorri, Boshnjaku, Bellopoja (Ramadani), Prapashtica.

Futbollistët e Gjilanit kanë shënuar edhe fitoren e shtatë në këtë kampionat, duke mundur kësaj radhe ish skuadrën nga elita, Flamurtarin e Prishtinës, pas një loje të mirë, sidomos në pjesën e dytë kur treguan tërë dijen e futbollit. Me këtë fitore gjilanasit përsëri kthehen në pozitën e parë, por tash me dy pikë më tepër se përcjellësi më serioz për tu inkuadruar në elitë Istogu nga Istogu.

Që në minutën e katërt, vendasit kanë mundur të shënojnë përmes Morinës, i cili nga një pozitë ideale ka goditur pingulen, pas harkimit të Maliqit nga e djathta deri te Haliti, e ky nuk tregohet vetjak duke e gjetur Morinën të vetmuar në anën e kundër.

Mysafirët kanë rrezikuar portën e vendasve dy herë edhe atë në minutën e 8 dhe 13. Së pari Gashi ka tentuar të befasojë Ajdinit nga pozita ballore nga 16-17 metra, derisa në rastin e dytë ishte Shabani që me goditje të fuqishme nuk ka arritur të befasojë Ajdinit, duke shkuar topi për disa centimetra pranë portës.

Mobi Casa

Gëzimi i vendasve vije në minutën e 23, pasi Kastrati me diagonale në të djathtën gjen Maliqin, i cili si me dorë e shërben Halitin, i cili me përvojën e ti mjeshtërisht me kokë mposhtë Shehun e Flamurtarit për rezultatin 1:0.

Nuk vonoi shumë, mysafirët kanë arritur të barazojnë rezultatin në 1:1. Gashi që në këtë ndeshje është dalluar në radhët e mysafirëve bukur ka depërtuar nga e majta, brenda në zonë gjen të vetmuar Qorrin që nga afërsia nuk e kishte të vështirë të shënojë për 1:1.

Deri te minuta e 74, dy skuadrat patën disa raste të mira për shënim, e veçmas vendasit, por pak për shkak të intervenimit të mirë të portierëve, e pak për shkak të gjeturit e sulmuesve portat mbeten të pa mposhtura. Në minutën e 74 mysafirët kanë kapitulluar për herë të dytë, por kësaj radhe ishte gabimi i portierit Gashi që në harkimin e Murselit nuk intervenon si duhet, duke ia hedhur në këmbë topin Mujës, i cili nuk tregohet vetjak, pasi ishte në pozitë të vështirë për të gjuajtur ë portë, por ia pason Sermaxhajt që nga pika e penalltisë godet në portën e zbrazët për rezultatin 2:1.

Mysafirët më nuk kishin çka të humbin dhe me të gjitha forcat hedhen në sulm, por këtë e dënon në minutën e fundit mesfushori Morina që në këtë ndeshje pa dyshim ishte lojtari më i mirë në radhët e vendasve, ku nga një distancë mbi 20 metra godet saktë dhe precizë, ku topi së pari godet horizontalen e pastaj prek në tokë vetëm disa centimetra brenda vijës së golit për të dhënë kështu rezultatin përfundimtar 3:1.

Thanë pas ndeshjes:

Muharrem Sahiti, kryetrajner i Gjilanit: Fitore shumë e vështirë. Filluam mirë dhe shënuam, por pastaj futbollistët u ndalën dhe pastaj erdhi edhe goli i barazimit. Në pjesën e dytë ngjeshëm radhët dhe bëmë presion të vazhdueshëm, gjë që erdhi edhe te shënimi i dy golave. Marr në përgjithësi fitore e merituar, por me lojën e treguar në disa momente nuk jam i kënaqur.

Jusuf Tortoshi, kryetrajner i Flamurtarit: Mirë luajtëm gjatë tërë ndeshjen, por pësuam me gabimet tona. Kishim mungesa të shumta dhe për momentin nuk arritëm më shumë se kaq. Gjilanit i uroj fitoren sepse e deshën më shumë, derisa sipas mendimit tim referimi nuk ka qenë në nivel./rajonipress/