Fundamenti

Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe, në ngjarjen ku mori pjesë nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, drejtori i DKRS-së, Kushtrim Zeqiri, dhe sportistë të të gjitha fushave.

Nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, ka konfirmuar para sportistëve mbështetjen e këtij sektori me të gjitha kapacitetet komunale.

“Vetë fakti që me propozim të kryetarit Hyseni është rritur shuma e përkrahjes për fushën e sportit nga 80 mijë në 120 mijë euro, tregon përkushtimin e Komunës ndaj sportistëve. Mbështetja e Komunës do të jetë e vazhdueshme pasi ju na keni bërë krenarë me rezultatet dhe të arriturat tuaja. Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë”, ka thënë nënkryetarja e Komunës.

Uji Dea

Drejtori i DKRS-së, Kushtrim Zeqiri, tha se kjo ditë paraqet një mundësi për të njohur rolin pozitiv që luajnë sporti dhe aktiviteti fizik në komunitete dhe në jetën e njerëzve anembanë globit.

“Sporti ka fuqinë për të ndryshuar botën, është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për të forcuar lidhjet shoqërore për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqen, si dhe solidaritetin dhe respektin për të gjithë”, ka thënë Zeqiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.