Eko Higjiena

Gjilani shenjëzon varrezat myslimane, katolike, ortodokse, protestante dhe hebreje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Çlirimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me organet tjera kompetente, sot kanë bërë shenjëzimin e varrezave të qytetit sipas përkatësisë së besimeve fetare.

Haziri njoftoi se përpos shenjëzimit të varrezave të vjetra, po punojnë paralelisht në hapjen dhe ndërtimin e varrezave të reja të qytetit, përkatësisht tek pishat e lagjes së Zabelit, sikurse edhe rikonstruimin dhe sanimin e dëmeve në varrezat e vjetra.

Fundamenti

“Jemi në fazën e shënjëzimeve finale për varrezat e vjetra të qytetit. Shenjëzimi deri në konzervim është projekt që do të fillojë tash dhe do të vazhdojë në dy vitet e ardhshme. Kjo nënkupton që ne do t’i sanojmë dhe organizojmë drejt një mbyllje të përhershme të varrezave të vjetra të qytetit dhe natyrisht ne kemi krijuar ambient ashtu siç e jetojnë të gjallët ku koekzistojnë fetë dhe etnitë e ndryshme në Gjilan, gjithashtu edhe varrezat nuk i kemi të ndara”, tha Haziri.

“Praktikisht, kjo hapësirë është e parcializuar që dihen saktë cila pjesë është për varreza të shumicës myslimane apo katolike, pakicave ortodokse dhe protestante si edhe të varrezave të vjetra të hebrejve, të cilat, ne do t’i konzervojmë dhe do të kujdesemi për to si institucion komunal”, shtoi Haziri, duke përmbyllur me urimin e Ditëve të Çlirimit, për të punuar bashkërisht për një qytet më të mirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.