UBT

Gjilani shembull i të riatdhesuarve dhe akomodimit të tyre

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Izmi Zeka kryesues i Kuvendit Komunal në takimin që ka pasur me një delegacion të gjyqtarëve të Komisionit Evropian ka thënë se përkushtimi dhe angazhimi institucional për të riatdhesuarit nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë asnjëherë.

Një delegacion i lartë i gjyqtarëve nga Komisioni Evropian po qëndron në Gjilan për të parë nga afër procesin e riatdhesimit dhe riintegrimit të personave nga vendet e treta në këtë komunë.

Delegacioni është pritur edhe nga Izmi Zeka i cili së bashku me Arben Dubovën, Shaqir Ukshinin, Elez Kurteshin dhe Makfire Urzunaliqin ka folur dhe treguar për përkushtimin që kanë institucionet komunale për këtë proces.

Zeka tha se Komuna e Gjilanit i ka të kyçur të gjithë mekanizmat institucional dhe mund të merret si shembull dhe model i riintegrimit dhe ndihmës që u është ofruar të kthyerve në të gjithë sektorët duke filluar nga akomodimi, strehimi, ushqimi etj. Zeka tha se procesi i riintegrimit dhe riatdhesimit nuk është i lehtë sepse ky do të vazhdojë tutje.

Kurse Arben Dubova i cili ka udhëhequr komitetin e riatdhesimit që tani është shndërruar në komision të riatdhesimit tha se fatmirësisht Gjilani nuk ka pasur fluks të papërballueshëm të të kthyerve. “Megjithatë janë evidentuar 600 persona që janë riatdhesuar, por nga ky numër vetëm 130 prej tyre kanë marrë ndihma nga Qeveria që do të thotë e ata kanë pasur kushte të mira nëpër shtëpitë e tyre” tha Dubova.

Mobi Casa

Edhe Elez Kurteshi nga komiteti për komunitete tha se janë vizituar të gjitha familjet e kthyera dhe u është ndihmuar në shumë sfera atyre. “Ne po bëjmë përpjekje që këto familje të integrohen sa më parë dhe u kemi ndihmuar edhe tek ndihmat sociale, në arsim e shëndetësi” tha ai.

Makfire Urzunaliq tha se deri më tani nga shifra prej 600 personave të kthyer prej tyre 93 janë serb, dhe 67 romë etj.

Gjyqtarët e Komisionit Evropian janë shprehur të kënaqur me procesin e riintegrimit të të kthyerve nga vendet e treta dhe kanë siguruar organet komunale se ndihma e Komisionit Evropian nuk do të mungoj sikundër nuk do të mungojë as vëzhgimi dhe përcjellja e këtyre rasteve.

Muhaden Maliku dhe Peter Zoclan nga Komisioni Evropian kanë shprehur interesimin e tyre për të ditur nëse institucionet komunale janë të përgatitura financiarisht për të përballuar fluksin e të riatdhesuarave, derisa Izmi Zeka tha se ndihma e ndërkombëtarëve në këtë proces është i mirëseardhur, por meqë në këtë proces është e kyçur dhe e angazhuar edhe Qeveria atëherë më lehtë mund të përballohet situata ka shtuar Zeka./rajonipress/

Mund të ju interesoj: