UBT

Gjilani promovon kartelën elektronike për pacientë, të parin në nivel të shteteve të regjionit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë promovimin e kartelës elektronike për pacient, e cila e konfirmon Gjilanin tashmë jo të vetmen Komunë në Kosovë, por edhe në nivel regjional dhe është mundësi që pacienti të ketë historikun e tij të qartë për vizitat shëndetësore, terapitë e përdorura, lidhjen direkte me mjekun dhe detaje të shumta në dobi të pacientit dhe të mjekut njëkohësisht.

Kryetari, Lutfi Haziri, ka thënë sot para mjekëve, personelit të shëndetësisë primare dhe pacientëve, se po fillon implementimi i programit pilot E-shëndeti që ndihmon mjekun dhe pacientin për historinë e gjithsecilit.

“Sot jemi këtu para jush që të fillojmë me programin e ri E-shëndeti, i cili është në fazën e pilotimit. Ky program është i kushtueshëm, mirëpo është forma e vendosjes së kontaktit të drejtpërdrejtë mes mjekut dhe pacientit apo familjeve gjilanase dhe institucionit shëndetësor. Përmes kartelës elektronike online, kemi mundësinë e ndërtimit të historikut të sëmundjes për çdo pacient, mundësinë që në çdo kohë pacienti ta gjej mjekun e vet dhe që në çdo kohë mjeku të kontrolloj historinë e pacientit, në mënyrë që të ndërhyhet më shpejtë dhe të ketë tretmanin e hershëm shëndetësor çdo qytetarë i Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka informuar që ky program, që sot nis me e-kartelën, është program i parë në nivel të Kosovës dhe shteteve të regjionit dhe po inaugurohet pikërisht në Gjilan pas një angazhimi dhe pune një vjeçare.

Gjithashtu Haziri ka konfirmuar që Komuna e Gjilanit do të bëjë trajnimin e stafit lidhur me përdorimin e kartelës edhe pse çdo fillim është më i vështir, mirëpo program është dizajnuar në atë formë që është i thjeshtë dhe i lehtë për përdorim nga të gjithë ata që kanë telefon të mençur dhe pajisje tjera teknologjike.

FIDANISHTJA

“Secili pacient ka mundësinë kudo që ka qasje në internet, të shoh kartelën e tij, trajtimin shëndetësor, kohën kur ka vizituar mjekun, terapinë e përdorur dhe detaje të tjera rreth historisë së përgjithshme shëndetësore, që do ta bëjnë më të lehtë trajtimin shëndetësor gjatë të ardhmes”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Kurse koordinatori i zyrës së Teknologjisë Informative në Komunën e Gjilanit, Gazmend Jakupi, ka dhënë detajet e hollësishme rreth programit, përdorimit dhe sigurisë që ka ky program.

Nga ana e tij Hasidin Bunjaku, i cili është duke zëvendësuar drejtorin e QKMF-së, Fejzulla Berisha, ka thënë se ky program është një lehtësim i madh për mjekun në trajtimin e çdo çrregullimi shëndetësor që mund të kenë pacientët të cilët përdorin kartelën shëndetësore dhe njëkohësisht jep mundësi për një komunikim të shpejtë dhe direkt të mjekut me pacientin.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit, përpos këtij program deri më tani ka në implementim të plotë, aplikimin online për dokumente në administratë, shërbimet e gjendjes civile përmes E-kiosqeve, E-prokurimi, Tatimin në Pronë dhe programe të shumta të cilat në nivel të Kosovës dhe më gjerë, fillet i kanë në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.