FITORJA

Gjilani prezanton projektin për të rinjtë në agrobiznes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit e cila është përfituese e fondeve të Bashkimit Evropian për projektin të që ka të bëjë me mbështetjen financiare dhe profesionale për të rinjtë në agrobiznes, ka paraqitur sot detajet dhe mundësitë që jep ku projekt për zhvillimin e sektorit privat të agros.

Në këtë prezantim para të rinjëve të shumtë është paraqitur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka potencuar se Gjilani të ardhmen e vet në aspektin e zhvillimit ekonomik, duhet ta projektoj mbi zhvillimin e qëndrueshëm të agrobiznesit me fokus të veçantë në eksportim të produkteve, duke garantuar edhe mbështetjen politike në nivelin lokal.

“Kosova është vend tipik agro industrial dhe Komuna e Gjilanit është e fokusuar në projekte të tilla, në mënyrë që rinia jonë të jetë aktive në të bërit biznes dhe me kapacitetet që ka Gjilani, kjo veprimtari është e mundur që të bëhet. Prodhimi në fushën e agro-biznesit është i sigurtë sepse përpos tregut vendor kërkesa jashtëzakonisht të mëdha ka edhe në tregun e jashtëm përmes eksportit”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobi Casa

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm Komuna e Gjilanit së bashku me qeverinë e Kosovës do të fillojnë subvencionimin e kulturës së duhanit, që do të ndikoj në rritjen e të punësuarve dhe punimin më të madh të tokës.

Ndryshe ky projekt është i paraparë të zgjas 22 muaj në kuadër të projektit gjithashtu do të ndahen edhe informatat online për të gjitha interesimet e të rinjëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.