UBT

Gjilani pret ndihmë nga fondi qeveritar i krijuar enkas për vërshimet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit është duke bërë incizimin e gjendjes në teren për të vlerësuar dëmet nga vërshimet dhe pas raportit detaj do të kërkojmë ndihmë nga Ministria e Bujqësisë dhe fondi qeveritar i krijuar enkas për vërshimet tha për rajonipress, Rexhep Kadriu nënkryetar i Komunës së Gjilanit.

Vërshimet e fundit kanë dëmtuar shumë kultura bujqësore në fshatrat e Gjilanit e në veçanti në pjesën e Karadakut. Bujqit e dëmtuar presin që këto dëme të kompensohen qoftë nga niveli komunal apo ai qendror raporton rajonipress.

Ndonëse komuna e Gjilanit ende nuk e ka bërë vlerësimin përfundimtar të dëmeve nga vërshimet, Rexhep Kadriu nënkryetar i Komunës tha për rajonipress se komisioni komunal i krijuar enkas për të vlerësuar dëmet është në përfundim të incizimit të gjendjes. “Dëmet janë të shumta dhe ne shpresojmë shumë që pasi ta kompletojmë raportin atë ta dërgojmë në Ministrinë e Bujqësisë dhe në fondin qeveritar të krijuar enkas për vërshimet” tha Kadriu.

UBT

Edhe Ramiz Ramadani kryetar i komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve tha për rajonipress se ekipi komunal që nga data 21 prill ndodhet në teren për të parë gjendjen e dëmeve. “Për ne me rëndësi ishte ndihma emergjente që kishin fshatrat e vërshuara dhe ndihma për familjet e prekura nga vërshimet. Dëmet janë të mëdha dhe buxheti komunal e ka të pamundur ta përballojë koston e këtyre dëmeve” tha Ramadani.

Ramadani tha se brenda dy ditëve raporti për dëmet do të jetë i gatshëm, derisa fshatrat që më së shumti janë prekur nga vërshimet konsiderohen Pograxha, Uglari, Shurdhani, Zhegra, Përlepnica, Dobërqani e shumë fshatra tjera të Karadakut.

Halit Rexhepi drejtor për mbrojtje dhe shpëtim tha se në kohën e vërshimeve komuna ka reaguar në disa raste ku u ka dalur në ndihmë familjeve, qoftë me ushqime apo batanije. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: