Fundamenti

Gjilani pranon donacion me pajisje mbrojtëse medicinale për stafin shëndetësor nga Rotarianët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan ka pranuar të martën një donacion me pajisje mbrojtëse medicinale për stafin shëndetësor, nga Rotary Klub Gjilani, i cili e kap vlerën e afro 2300 dollarësh.

Në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, ka shprehur falënderim për Rotary Klub Gjilani për këtë donacion për stafin shëndetësor, duke shfaqur shpresën e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Drejtoresha e QKMF-së, Arbenita Hajdari, ka thënë se donacionet e tilla janë të mirëseardhura sidomos tani kur janë rritur nevojat për material të punës.

GRANDEMALL

Ajo tha se ky donacion përfiton edhe stafi shëndetësor për një punë më të lehtë, sikurse edhe pacientët për shërbime sa më të mira.

Ndërkaq, kryetari i Rotary Klub Gjilani, Fatmir Latifaj, theksoi se me këtë donacion janë siguruar paketa me pajisje mbrojtëse për stafin mjekësorë dhe materiale tjera ndihmëse që përmban produkte si: maska kirurgjikale për fytyrën (3 palëshe), maska FFP2 – K95, syze mbrojtëse, doreza nitrile ekzaminuese dhe medicinale, alkool për dezinfektim, termometër balli me rreze infra të kuqe, puls oksimeter si dhe shtroja për pacient një përdorimesh.

Falënderim për këtë donacion në kohë pandemie për Rotarianët ka shprehur edhe drejtoresha e Shëndetësisë në Gjilan, Aurorë Osmani Buca./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.