Uji Dea

Gjilani po trajton rastin e fundit me Covid-19, po krijohet lista e kontakteve për parandalim

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Është mbajtur sot takimi i Qendrës Operative Emergjente të Gjilanit, me përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe rajonale për menaxhimin e pandemisë Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli.

Ekipet nga shëndetësia primare, ajo regjionale, pastaj Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, Policia e Kosovës dhe ekipi komunal për menaxhimin e emergjencave, është duke mbledhur listën e kontakteve dhe të gjithë ata që kanë kontaktuar me rastin e mbrëmshëm, janë futur në vetizolim për dy javët e ardhshme.

Në këtë takim është konfirmuar se rasti i cili ka simptomat e Covid-19, është në kontakt të vazhdueshëm nga ekipet e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan dhe në bazë të masave preventive, janë duke u mbledhur informacionet për kontaktet e tij në mënyrë që gjithçka të jetë nën kontroll.

Uji Dea

Përgjithësisht, gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vend që qytetarët të shqetësohen, por apeli është që të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetëpërmbahen, sepse mundësia e përhapjes së virusit është më e vogël.

“Lusim shumë qytetarët e Komunës së Gjilanit që të qëndrojnë në shtëpi, sepse daljet e panevojshme nga shtëpia janë rrezik për infektim me Covid-19, por njëkohësisht edhe infektim të anëtarëve të familjes, që më pas edhe mund të ketë pasoja në shëndetin e tyre. Mos u bëni shkaktarë që virusin ta merrni nga jashtë e ta sillni në familjet tuaja. Familja është e shenjtë, është qeliza dhe shtylla e shtetit, prandaj ju lutem mbrojeni atë duke qëndruar në shtëpi dhe me kujdes maksimal”, ka thënë nënkryetari Ismali./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.