GRANDEMALL

Gjilani po shënon rënie të vazhdueshme të rasteve me Covid-19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit dhe vlerëson se ka një rëni të infeksionit dhe apelon për kujdes maksimal.

Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka rënie të rasteve aktive dhe po punohet vazhdimisht që sa më pak të infektuar të ketë në Komunën e Gjilanit dhe kjo sipas tij mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin maksimal dhe me respektimin e masave mbrojtëse, duke mos u grumbulluar dhe duke mbajtur distancën sociale.

Mobi Casa

“Infeksioni vazhdimisht po shënon rënie dhe në bazë të kësaj duhet që masat mbrojtëse dhe distance sociale të respektohen edhe më tutje, si e vetmja mënyrë e lehtë që ndihmon në mospërhapjen e virusit. Sot në të dhënat zyrtare kemi 433 raste aktive, 69 persona janë në hospitalizim”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20121 mostra, 6223 kanë rezultuar pozitivë, 5654 janë shëruar, 136 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 433 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 69 dhe 30 mostra në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.