Mobi Casa

Gjilani po i bënë përgatitjet e fundit për hapjen e puseve të reja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me kompaninë regjionale të ujërave Hidromorava, është duke i bërë përgatitjet e fundit për hapjen e puseve të reja, si formë emergjente e zgjidhjes problemit të ujit të pijshëm.

Lajmi u bë i ditur pas vizitës së nënkryetarit Arbër Ismajli dhe drejtorëve komunalë, Naser Korça e Nevzad Rushiti, në KRU Hidromorava, ku janë pritur nga drejtori Muhamet Suliqi.

“Po punojmë me ngulm për të bërë zgjidhje emergjente për shkak të thatësisë së madhe që e ka goditur Gjilanin. Përpos puseve që janë funksionalizuar, bashkë me Hidromoravën jemi duke i bërë hulumtimet e fundit të burimeve alternative për hapjen edhe të puseve të tjera”, ka thënë Ismajli.

Ismajli e Suliqi janë shprehur se pas miratimit të buxhetit të shtetit nga Kuvendi i Republikës, kësaj komune pritet t’i ndahen afro 500 mijë euro, që llogaritet si zgjidhje emergjente, ndërkaq që zgjidhja afatmesme është vlerësuar ndërtimi i pendës në lumin Llapushnica.

FIDANISHTJA

Gjilani është furnizuar nga katër burime të ujit të pijshëm, ku në kohën e normalitetit janë prodhuar mbi 300 litra për sekond, ndërkaq tash prodhohen pak më shumë se 100 litra për sekond.

Ismajli e Suliqi kanë thënë se hapja e pesë puseve të reja brenda kazermës së FSK’së, kanë bërë që prodhimi të shtohet për afro 30 litra për sekond.

Nënkryetari i Gjilanit dhe drejtori i Hidromoravës, i kanë falënderuar qytetarët për solidaritetin dhe mirëkuptimin, ndërkaq kanë apeluar që të vazhdojnë ta kursejnë ujin maksimalisht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.