FIDANISHTJA

Gjilani përkujton me nderim dëshmorët e kombit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit, në Gjilan janë zhvilluar homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve, si dhe pranë varrit të Zija Shemsiu në fshatin Përlepnicë.

Në këtë ditë përkujtimore, përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë u përkulën me respekt para sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut në të gjitha etapat e historisë kombëtare, nga rezistenca e hershme deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Krenare Latifi Kçiku, së bashku me drejtorë komunalë, asamblistë, përfaqësues të subjekteve politike, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë.

FIDANISHTJA

Aktivitetet u zhvilluan në një atmosferë nderimi dhe reflektimi, duke rikujtuar se sakrifica e dëshmorëve mbetet themel i lirisë dhe obligim i përhershëm për ta ruajtur dhe çuar përpara atë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.