FITORJA

Gjilani përkrahë masovikisht Lutën dhe pesë ushtarët veteran të Ibrahim Rugovës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lutfi Haziri në një bashkëbisedim me qytetarët gjilanas tha se Hashim Thaçi dëshiron të bëjë diçka që do të cilësohet si “gjest historik” i tij.

“Për të bërë ndonjë veprim “historik”, si puna e mbledhjeve nëpër trotuare ose duhet të flas për ushtarët e UÇK-së, ose duhet të flasë për fondin mashtrues të tij, t’i largoj dhunshëm kandidatet e tij nga skena, apo duhet të bëjë selfie” tha Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së në Gjilan, njëherit kryetar komune, duke e krahasuar figurën e Thaçit me figurën e shokut Zylo.

“Njerëzit si puna e kryeministrit në largim që kapen pas panikut të humbjes që po i pret, duke luajtur rolin e frikacakut nga ushtarët besnik të Ibrahim Rugovës nuk krahasohen me ne. Ne e dimë të gjithë miq të mijë, se ai vet publikisht mohoi që ishte pjesë e luftës së fundit në Kosovë, ndërsa sot në një tubim të improvizuar nga militantë të tij, foli për luftën dhe luftëtarët e lirisë, duke ia huqur në secilin minutë të fjalimit të tij”, pohoi shtoi Haziri.

Mobi Casa

“Nëse i pengojnë ushtarët e Ibrahim Rugovës është punë e tij, por që nuk përmbahet nga emocionet e panikut të humbjes që po e pret me 8 qershor, ky nuk është faji ynë. Unë e kam shpjeguar edhe më herët çështjen e ushtarit besnik, mirëpo ai nuk e ka kuptuar asnjëherë këtë rol” tha Haziri.

Haziri tha se LDK është më e vjetër se edhe vet shumica e fëmijëve tanë me bagazh historik të lavdishëm me më shume se dy dekada bashkë, duke i dhënë hijeshi ushtarit, mësuesit, doktorit, sportistit e gjithë atyre njerëzve që janë rreshtuar në vargun e ecjes për Liri, Pavarësi e Demokraci, ku pa dyshim pjesë e këtij vargu kanë qenë edhe një pjesë e madhe e shokëve të Hashimit. “Ironike është kur antinjerëzori sulmon njerëzorin për të panjerëzishëm. Kur antikombëtari e akuzon kombëtarin për antikombëtarizëm. Kur, me një fjalë, askushat, duke dashur të bëhen faktorë të mëdhenj ngjiten pas vogëlsirave të të mëdhenjve, dhe ato duan t’i bëjnë të mëdha, duke u dhënë epitete negative, sipas qejfit të tyre, sipas mendjes së tyre idioteske, për xhelozinë dhe panikun që ata kanë. Kur hiç politikani, thotë se është politikan, e ata që janë të dëshmuar, nuk dinë gjë…pra këtë po mundohet ta bëjë Hashim Thaçi. Është e kotë sepse nuk e falin sot ushtarët e Ibrahim Rugovës. Ata janë ç`u në këmbë për ta bërë ndryshimin e madh më 8 qershor.”, është shprehur Haziri.

Në fund Haziri iu bëri thirrje gjithë qytetarëve, jo vetëm të Gjilanit, por të gjithë Kosovës që të rreshtohen në Ushtrinë e Ibrahim Rugovës për ta bërë ndryshimin e madh për fëmijët tanë, për ta bërë Isa Mustafën kryeministër dhe për ta udhëhequr Kosovën ashtu siç e meriton./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.