GRANDEMALL

Gjilani përfiton grant për renovimin e 50 shtëpive individuale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se 50 familje gjilanase do të përfitojnë renovimin e shtëpive, në kuadër të programit për efiçiencë të energjisë elektrike.

Lajmi doli pas takimit që Haziri e pati me përfaqësues të Fonacionit të Mileniumit të Kosovës.

“Pata kënaqësinë që ta pres në takim z, Marijan Hohnjec, i cili vije në emër të Fondacionit të Milieniumit të Kosovës. Në kuadër të programit të tyre për efiçiencë për energji, Gjilani është përfitues i sanimit dhe renovimit të 50 shtëpive individuale, të cilëve do t’iu ndërrohen komplet dyert e dritaret dhe sistemin e nxemjes qendrore. Qëllimi është ruajtja dhe kursimi i energjisë”, ka deklaruar Haziri.

Eco Higjiena

Ai tha se prioritet kësaj radhe do të jenë familjet individuale me asistencë sociale, nënat vetushqyese me fëmijë dhe familjet me pleq, ku Komuna e Gjilanit do të jetë bashkëfinancuese në këtë program të këtij Fondacioni, që financohet nga qeveria amerikane.

“Programi i renovimit të 50 shtëpive do të nis në mars të këtij viti”, bëri të ditur kreu i Gjilanit.
Haziri theksoi se gjatë javës së kaluar kanë nënshkruar marrëveshje për projektin e efiçiencës së energjisë, ku përfituesit e parë janë shkolla e Përlepnicës “Skënderbeu” dhe “Thimi Mitko” në Gjilan.

“Po ashtu, Gjilani po e përgatitë ofertën për efiçiencë në ndriçim publik dhe shpresojmë që shumë shpejtë do të hyjmë në një program i cili kursen energjinë elektrike”, tha Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.