Hidromorava

Gjilani përfiton edhe një rrethrrotullim modern

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mbi 80 mijë euro janë ndarë për rrethrrotullimin në Kamnik që është investim i USAID-it dhe Komunës tha Fadil Osmani.

Në lagjen Kamnik të qytetit pikërisht tek zona e supermarketeve kanë nisur punimet e rrethrrotullimit i cili llogaritet se mund ta shkarkojë komunikacionin edhe ashtu të stërngarkuar.

Omer Daku nënkryetar i Komunës tha se meqë në këtë pjesë janë hapur tri qendra tregtare dhe ka frekuentim të madh të njerëzve nga grupi i ekspertëve që kanë punuar në hartimin e mobilitetit është menduar edhe një rrethrrotullim në atë pjesë. “Ky projekt do të punohet sipas standardeve evropiane” premtoj Daku.

KKVITI

Për këtë projekt sipas Fadil Osmanit menaxher në zyrën e projekteve janë ndarë mbi 80 mijë euro,prej tyre vetëm USAID-i ka ndarë mbi 30 mijë euro ,derisa pjesën tjetër e kanë kryer Komuna dhe DEMI. Osmani tha se kjo rrugw është një arterie e rëndësishme që shkarkon veturat që shkojnë në drejtim të Preshevës dhe Bujanocit.

Abdyl Pireva nga Kompania “Magjistralja”, e cila po kryen punimet, tha se nëse nuk ka pengesa të natyrave pronësore punimet në këtë projekt mund të kryhen brenda 15 ditëve. Paralel me këtë projekt “Magjistralja” pritet ta asfaltoj edhe Jugun 1, i cili është investim në vlerë të 110 mijë eurove.

Edhe,Hatixhe Daku drejtoresh e prokurimit ka thënë se ky projekt është një investim shumë serioz dhe i qëlluar.”Gjilani realisht po e përfiton edhe një rrethrrotullim modern i cili do të shkarkojë tej mase komunikacionin”./rajonipress/