UBT

Gjilani organizon shtatë dëgjime publike për buxhetin e vitit 2020-2021

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Komiteti për politikë dhe Financa, kanë planifikuar organizimin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2020, me qëllim që të vendosen prioritetet e investimeve në raport me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Dëgjimet buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitin 2020-2021 fillojnë me datën 2 shtator në fshatin Zhegër (Ora: 17:00, shkolla “Agim Ramadani”), ku do të përfshihen të gjitha fshatrat rreth këtij lokaliteti, për të vazhduar po të njëjtën ditë edhe me lagjen e Zabelit dhe Arbërisë (Ora 18:00, në shollën “Abaz Ajeti”).

Me 3 shtator është planifikuar takimi me shoqërinë civile, gratë, me rininë dhe komunitetet, në sallën e Kuvendit të Komunës, ora 13:00, për të vazhduar takimet e ndara në fshatin Malishevë (Ora 17:00, në shkollën “Abdullah Tahiri”) dhe Përlepnicë me fshatrat për rreth tyre (Ora 18:00, në sallën e këshillit të fshatit)..

Hidromorava

Në këtë fazë të planifikimit pikërisht me datën 4 shtator bëhet organizimi i dëgjimeve buxhetore në fshatin Bresalc me rrethinë (Ora: 17:00, në shkollën “Ibrahim Uruqi”) dhe fshatin Livoç i Epërm (Ora: 18:00, në shkollën “Vatra e Diturisë”).

Dëgjimet buxhetore Komuna e Gjilanit i organizon në vazhdimësi me qëllim që prioritetet e investimeve që bëhen nga Komuna e Gjilanit të jenë në raport të njëjtë me kërkesën e qytetarëve në fshatra dhe lagje të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.