Eko Higjiena

Gjilani organizon mbledhje komemorative në nderim të dr. Rexhep Sefiut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur të shtunën mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të stomatologut të njohur gjilanas, dr. Rexhep Fetiu.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po ndahemi nga një njeri i cili na e ka bërë shëndetin më të mirë.
“Po ndahemi nga njeriu i cili na ka bërë shëndetin më të mirë dhe jetën më të lehtë, me krejt atë kujdes dhe atë miqësi që ta ka ofruar. Kujdesi profesional dhe njerëzor i doktor Rexhës, do të mbetet gjithmonë shembulli më i mirë i mjekut, mikut dhe qytetarit të nderuar”, ka deklaruar Haziri.

Në emër të kolegëve ka folur anesteziologu i njohur i Gjilanit, Ukshin Ismajli, i cili ka rrugëtuar me dr. Rexhepin që nga viti 1982.

UBT

“Ajo që është e jashtëzakonshmja e dr. Rexhës, është se ai asnjëherë nuk diti ta ofendojë dhe të flasë keq për asnjë kolegë të tij. Sot, doktori iku nga ne, por puna, vepra dhe kolegialiteti i tij, do të jetojnë përgjithmonë”, ka thënë Ismajli.

Në emër të Odës së Stomatologëve të Kosovës ka folur dr. Musa Qazimi, ndërkaq në emër të familjes, të pranishmit i ka falënderuar bashkëshortja e Rexhep Sefiut, Ajhanja.
Varrimi i të ndjerit bëhet të dielën, në fshatin Remnik të Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.