UBT

Gjilani organizon mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Agim Rexhepit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të figurës së shquar politike në Gjilan dhe ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Agim Rexhepi, nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur të premten një mbledhje komemorative.

Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka thënë se lajmi për vdekjen e Agimit, është një lajm shumë tronditës.

“Lajmi për vdekjen e Agimit ishte lajm i hidhur kur krejt ne prisnim që në pushimet e fundvitit të bëhemi bashkë, Agimi na la. Është ky lajm i rëndë dhe lajm që na mërziti”, ka thënë Haziri, para familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve të shumtë të mbledhur në teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Haziri tha se ka ndarë kohë të shumtë me Agimin, e kishte një bashkëpunëtorë të ngushtë, të afërtë, pasi Agimi për një kohë ishte edhe sekretar i LDK-së së Gjilanit, drejtor i DKA-së, por edhe në çdo takim tjetër, ai ka qenë i pandashëm për shkak shpirtit të tij fisnik.

United Hospital

Haziri tha se ai na la dhembje me ikjen e tij, por edhe kujtimet e mira, sepse ishte i afërt andaj me këtë mbledhje komemorative po i themi lamtumirën e fundit Agimit, që shpirti i tij do të bëjë dritë.
“Ne do të lutemi që Zoti të kujdeset për shpirtin e tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Lamtumirë!”, ka thënë kryetari Haziri.

Në emër të familjes, në këtë mbledhje komemorative ka folur Fatmir Rexhepi, deputet, i cili ka vlerësuar shpirtin e mirë të Agimit, duke thënë se ka ditur që edhe në situata të rënda, të krijojë pozitivitet për rrethin. Rexhepi tha se vdekja e Agimit ishte e papritur, ishte e hershme andaj dhembja është e madhe.

Përndryshe, varrimi i të ndjerit Agim Rexhepi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjilanit me iqindi (14:00)./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.