ARKATANA

Gjilani oazë dështimi edhe në politikë, edhe në zhvillim e progres

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit është degraduar në të gjitha drejtimet. Në politikë llugë punët sepse Gjilani nuk ka kryesues të Kuvendit, në infrastrukturë jemi keq e më keq dhe shumë larg komunave tjera dhe zhvillimi e progresi s`ka se si të ecë përpara kur ke ngulfatje të shumanshme.

LVV po dështon në shumë fusha në Gjilan dhe po bënë gabime trashanike duke shkaktuar nervozizëm edhe tek aktivistët e saj të cilët tashmë publikisht po e akuzojnë partinë e tyre për dështime të shumta.

Rrahmani qytetar thotë se është aktivist i VV po ka kritika të shumta.”Një kryesues e humbën, dikur e humbin edhe vendimmarrjen, kemi ngecur mbrapa sepse asnjë projekt nuk po përfundon si duhet. Rrugët hyrëse të Gjilanit janë nisur dhe nuk po përfundojë akoma kurse zhvillim e progres nuk ka sepse kemi një qeverisjes amatore” thotë Rrahmani.

Ilmiu qytetar tjetër thotë se praktikantët e LVV kanë me ja gërditën jetën gjilanasve.

FIDANISHTJA

”Mua po më vjen mirë që po ndodhë kjo edhe pse unë jam në PDK, le ta shohin dhe të ngihen qytetarët e Gjilanit me këtë qeverisje e cila erdhi si rezultat i mashtrimit të madh” mendon ky qytetar.

Skenderi qytetar tjetër nga “Arbëria” thotë se kjo qeverisje asnjë projekt të vetin nuk e ka nisur.

”Unë çdo ditë e shoh atë kryetarin e Kamenicës dhe të Vitisë duke shtruar asfalt e promovuar rrugë e projekte të mëdha, ky i joni merret me çerdhe dhe projekte minore si trotuare. I zhgënjyer jam që kam besue se ka njerëz VV që munden me qeverisë me vendin” shton ky qytetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.