ARKATANA

Gjilani nuk po mbahet pastër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nëpër trotuaret e Gjilanit kudo vëren bërllog të shumtë, më e keqja është kur bërllogu haset edhe para dyerve të institucioneve. Gjilani nuk po mbahet pastër sepse shërbimet publike nuk janë të organizuara si duhet thonë qytetarët.

Sylejman Sylejmani qytetar nga “Arbëria” ka dërguar disa foto ku shihet bërllogu para trotuarit të shkollës fillore “Abaz Ajeti”.

“Shikojeni këtë bërllog është në rrugën kryesore dhe askujt nuk ia vret syrin, është për keqardhje se si komuna lejon që Gjilani të duket i papastër dhe i vrazhdë në pamje” ka thënë ky qytetar.

Qytetarët ndërkaq thonë se fajin pse Gjilani po duket i papastër e kanë shërbimet publike. Mustafa një qytetar i moshuar i cili e frekuenton gjatë parkun e qytetit thotë se Gjilani ka mbetur qytet pa mushkri e ajër.

Eco Higjiena

“E shkatërruan parkun e qytetit sepse mirëmbajtja është e dobët kurse në qendër të qytetit sheh gjithkund bërllog e papastërti” shprehet ky qytetar.

“Dikur jemi krenuar si qytet Evropian dhe si qytet ku ka mbizotëruar rendi e pastërtia, sot lëre që jemi larg, por jemi në gjendje të mjerueshme” u shpreh Fazlia një qytetar nga qendra e qytetit.

”Nuk e mohoj që edhe kalimtarët e rastit apo qytetaret e pa e edukuar bëjnë gjeste jo të mira me hedhjen e bërllogut vend e pa vend, por Komuna dhe shërbimet publike duhet të kujdesen dhe mos të lejojnë kaos ekologjik” u shpreh Fazlia./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.