Gjilani nuk ndalet, sjell edhe Labinot Shabanin
Gjilan – Zyrtarët e Gjilanit nuk e kanë ndërmend të mbyllin kuletën e klubit, ata për pakë orë kanë bërë dy transfere të mëdha në klubin e tyre.Në mesnatën e mbrëmshme pas marrëveshjes me mbrojtësin e Prishtinës Besnik Krasniqin, sot në mëngjes, kanë arritë të bëjnë transferin e radhës me futbollistin nga Ferizaj Labinot Shabani.
19-të vjeqari i cili ka vazhduar karrierën me Prishtinën ai në 6-të muajt e fundit ishte në Gjermani duke luajtur në skuadrën Eintracht Trieri.
Shabani konsiderohet si njëri ndër sulmuesit më me perspektiv në futbollin e Kosovës.
Drejtori i KF Gjilani Agron Korqa për përforcimin e radhës shpjegon për rajonipress. “Shabani është një futbollist i talentuar, për klubin tonë është i nevojshëm, shpresojmë se dalëngadalë po i përmbushim synimet tona për këtë stinor” ka thënë Korça./rajonipress/


