GRANDEMALL

Gjilani njofton se bizneset të dielën do të punojnë sikur edhe në ditët tjera

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, me kryetarët e regjionit të Gjilanit dhe njofton të gjithë komunitetin e biznesit se vendimi i qeverisë është në fuqi deri më 13 prill, prandaj të gjitha bizneset të cilat janë të liruara të punojnë në bazë të vendimit të fundit të qeverisë së Kosovës në këtë kohë pandemie, mund të punojnë edhe të dielën.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në një adresim për publikun, ka pohuar se nuk është ndërmarrë ende asnjë vendim ndryshe për ditën e diel, prandaj janë të liruar të punojnë bizneset normalisht sikur edhe ditët tjera, mirëpo gjithmonë duke respektuar vendimin e qeverisë, rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, mjekëve dhe institucioneve lokale në përballjen dhe parandalimin e virusit Covid-19.

GRANDEMALL

Për çdo ndryshim në kohë apo në orar, Komuna e Gjilanit, do t’i njoftoj të gjithë qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

“Në Gjilan përmbajtja dhe respektimi i rekomandimeve të shtetit është në nivelin maksimal dhe për këtë Komuna e Gjilanit është falënderuese për të gjithë qytetarët dhe apelon që edhe më tutje të qëndrojnë në shtëpi, sepse kjo është konstatuar nga niveli profesional i shëndetësisë si masa më e fuqishme në luftimin e pandemisë Covid-19”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.