GRANDEMALL

Gjilani njihet si qytet i kulturës dhe që e do librin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, i shoqëruar nga Besnik Shala dhe Blerim Haziri, anëtarë të Kuvendit, drejtori i Kulturës, Kushtrim Zeqiri si dhe nga shoqëria civile, Muhamet Halili, gazetar dhe prozator, kanë mirëpritur, prozatorin dhe studiuesin e letërsisë shqipe Behar Gjoka, që shoqërohej nga shkrimtari Namik Dokle, njëherësh ish-kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, gazetari dhe kritiku letrar, Aleksandër Çipa dhe Valon Gashi, gazetar dhe diplomat.

Pritja e ngrohtë delegacionit nga Shqipëria iu bë me rastin e qëndrimit të tyre në Gjilani, ku paraprakisht në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, u mbajt takim bashkëbisedues me prozatorin dhe studiuesin e letërsisë shqipe, Behar Gjoka, autor i librit “Hejzat e Pashkut”.

Mysafirët kanë vlerësuar institucionet e Gjilanit dhe kanë falënderuar kryesuesin Sadiku, për faktin që Gjilani i kushton rëndësi të madhe kulturës në përgjithësi, e librit në veçanti, ndërsa, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, i ka njoftuar ata edhe për faktin se janari është muaj që e bënë Gjilanin, qendër të kulturës, pasi kemi manifestimin Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”.

Mobi Casa

Më tej, kryesuesi Sadiku, por edhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Kushtrim Zeqiri, u janë përgjigjur interesimit të mysafirëve për “Flakën e Janarit”, por edhe folën për mundësinë e bashkëpunimeve në të ardhmen, në çdo segment të kulturës.

Nga ana e tyre, studiuesi Gjoka, por edhe shkrimtari Dokle e kritiku Çipa, vlerësuan lartë institucionet e Gjilanit për përkushtimin e madh që po e kanë për kulturën dhe e falënderuan kryesuesin Sadiku për pritjen e ngrohtë vëllazërore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.