FIDANISHTJA

Gjilani një Komunë me dy fytyra?

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Përderisa Kryetari i Komunës Lutfi Haziri dhe shumë përfaqësues të Kuvendit Komunal përherë angazhohen për të bashkëpunuar me partnerët Austriak në kompaninë e përbashkët Eco-Higjiena, ka me gjasë në anën tjetër forca të tilla përbrenda Komunës Gjilan të cilët këtë projekt duan ta pengojnë dhe disfatizojnë.Punëtorët e Kompanisë Eco-Higjiena, të cilët me vite të tëra në çdo kohë stinore mirëmbanin qytetin pastër dhe përkujdeseshin për sipërfaqet e gjelbëruara, tani kanë shansin e mirë që vendet e tyre të punës t`i mbajnë përsëri.

Gjatë seancës dëgjimore më 19 Korrik 2017 në OSHP, në lidhje me vendimmarrjen për rastin e mirëmbajtjes së sipërfaqeve publike në vlerë rreth 900.000 € për 3 vjet, përfaqësuesi i Komunës së Gjilanit mbeti pran qëndrimit të vet që, ankesa e parashtruar nga ana e Eco-Higjien-ës të refuzohet dhe t‘i ipet kontrata grupit të kompanive “El-Bau nga Gjilani, Ve-Mor nga Peja dhe Connex-Group nga Prishtina.

Gerhard Dummer, si përfaqësues i Kompanisë Eco-Higjiena mbet i habitur kur dëgjoj që përfaqësuesi i Komunës së Gjilanit parashtroj këtë kërkesë edhe pse më par ky qartë i ka dëshmuar, që oferta e këtij grupi ofertues në disa pika ishte jonormalisht e ulët. Do të ishte dashur që në bazë të nenit 61 të Ligjit të Prokurimit Publik një gjë e tillë të verifikohet. Për fat të keq kjo nuk është bërë deri më tani.

Si është e mundur që pajisjet e lojërave në për sheshe publike të shiten me çmim prej 5250 € kur vlera e tyre e blerjes është 51.000 € ? Këtu kemi të bëjmë me sigurinë e fëmijëve ! Pajisjet e tilla duhet të jenë të certifikuara për çështje të sigurisë. Këtu nuk mund të thuhet i “saldojmë dhe pastaj i gozhdojmë”! Komuna me rastin e shpalljes së tenderit publik qartë ka precizuar se cilat pajisje dhe si ato duhet të jenë, sqaron Gerhard Dummer.

Përveç tjerash kompania Connex-Group është e përfshirë në një skandal korrupsioni mbi 1,7 milion €. ku pronari i kompanisë në vitin 2015 e ka pranuar fajësinë. Në bazë të nenit 65 të Ligjit të Prokurimit Publik, pjesëmarrja në tendere publike për 10 vitet e ardhshme do të ishte e ndaluar për Connex-Group dhe i tërë grupi i konsorciumit duhet të shpallej i diskualifikuar nga ana e zyrës së prokurimit në Gjilan.

United Hospital

Vendimet e mëhershme të OSHP-ës bazohen në raportet e ekspertizave, ku këto gjëra janë fshehur. Në këto ekspertiza përendet përherë vetëm Kompania El-Bau & Vemor sh.p.k. dhe jo edhe Kompania Connex-Group, kështu që OSHP-ja kishte informacione jo të plota.

OSHP-ja tani duke i pasur informacionet e plota mori vendim me urgjencë duke aprovuar kërkesën e parashtruar nga Eco-Higjiena dhe vendosi që lënda të rishqyrtohet në Gjilan duke e urdhëruar që faktet të verifikohen.

Punëtorët e Kompanisë Eco-Higjiena, të cilët me vite të tëra në çdo kohë stinore mirëmbanin qytetin pastër dhe përkujdeseshin për sipërfaqet e gjelbëruara, tani kanë shansin e mirë që vendet e tyre të punës t`i mbajnë përsëri.

Tani varet dhe është në duart e zyrtarëve përkatës dhe drejtuesve të Komunës së Gjilanit që të vendosin korrekt dhe me urgjencë në këtë procedurë, e cila është duke zgjatur tash e një vit, ta përmbyllin mirëfilltë dhe të paguajnë faturat e papaguara thuhet në njoftimin e Senad Ramajt./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.