GRANDEMALL

Gjilani nis shpërndarjen e 7 tonelatave me rroba për njerëzit në nevojë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit sot ka nisur shpërndarja e më shumë se shtatë tonelatave me rroba për njerëzit në nevojë, të cilat janë donacion i nga “Jaha Group” dhe “Prime Home Solutions”, projekt ky që implementohet nga OJQ Achillea, me mbështetjen edhe të Merita Sllovinja – Dragusha (DJ Meri) dhe grupin e grave shqiptare nga Suedia. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës në këtë qendër, tha se është një gjest shumë i mirë i kësaj organizate, i donatorit dhe Meritës e cila ka ardhur nga Suedia për të kontribuar për familjet skamnore.

“7 tonelata rroba janë jashtëzakonisht shumë. Ne kemi 1100 familje në kartelën sociale që kanë nevojë për mbështetje të përditshme. Apeloj që familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale të jenë përfitues dhe i ftoj që të vijnë këtu dhe të bëjnë zgjedhjen e rrobave, të cilat janë të reja dhe të papërdorura, port ë nxjerra nga shitja me destinimin human. Pres shumë që gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, ky gjest të replikohet edhe në forma, sasi dhe mundësi të tjera me qëllim të mbështetjes së rasteve në nevojë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Kurse, Shkëlzim Ramadani, drejtor i OJQ Archillea, tha se ky është një donacion shumë i mirë dhe në shërbim të krijimit të kushteve më të mira për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, nga gjithë Kosova dhe urojmë që raste të solidaritetit të kemi sa më shpesh të jetë e mundur.

GRANDEMALL

Ndërkaq, Merita Sllovinja – Dragusha (DJ Meri), potencoi se angazhimi i përbashkët për dhurimin e rrobave është një qëllim human për t’u ndihmuar qytetarëve të cilët shihet se kanë shumë nevojë dhe raste të tilla duhet të kemi sa më shumë në shërbim të familjeve dhe personave që nuk i kanë kushtet e mira.

Lokacioni ku të interesuarit mund të marrin rrobat gjendet tek shetitorja, përkatësisht te “Jaha Group”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.