Fundamenti

Gjilani nis pilot projektin e shujtave për nxënësit e Verbicës së Zhegocit, Kishnapoles dhe Shurdhanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur sot zyrtarisht projektin e ndarjes së shujtave ditore për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën në shkollat fillore në Verbicë të Zhegocit, Kishnapole dhe Shurdhan.

Ka qenë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, të cilët ua kanë shpërndarë ushqimin nxënësve të shkollës në Verbicë të Zhegocit.

“Jemi ardhur fizikisht këtu për të nderuar personelin e shkollës, nxënësit dhe prindërit. Është njëra nga pikat më të larta që ka komuna jonë në Malësinë e Zhegocit. Përveç programit në shkollë, ne do ta funksionalizojmë në tërësi edhe ambullantën e fshatit, ndërtimin e rrugës që është jetike për këta banorë dhe projekte tjera. Kjo është njëra prej shkollave që e ruan ekzistencën e kësaj popullatës këtu dhe njëra prej shkollave që ka rezistuar në luftën e fundit, duke qenë shembull i mësimnxënies. Urime për fëmijët”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

FIDANISHTJA

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka paralajmëruar se do të ketë edhe pilotime në shkollat për shujtat ditore.

“Kjo është një nevojë, por po përmbushet edhe një premtim i kryetarit për shujtat për nxënës dhe sot është realizuar. Nuk ka qenë e lehtë për shkak të pozitës gjeografike e lartësisë territoriale. Kemi përzgjedhur një meny javore dhe jam shumë i lumtur që është realizuar ky program. Do të vazhdojmë edhe me pilotime të tjera. Urime nxënësve dhe Malësisë së Zhegocit”, është shprehur Gagica.

Ndërkaq, drejtori i shkollës fillore “Fetah Qerimi”, Ragip Nuhiu, ka falënderuar kryetarin Haziri që e mbajti premtimin për ofrimin e shujtave ditore për nxënësit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.