GRANDEMALL

Gjilani nis implementimin e partneritetit me dhjetë biznese për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Mbjellja e luleve në kuadër të aktiviteteve të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit, te rrethi i rrugës katër korsi, përkatësisht tek fabrika e mobiljeve “Palma”, shënon edhe fillimin e implementimit të memorandumeve të mirëkuptimit që kryetari Lutfi Haziri i ka nënshkruar me 10 biznese për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta.

“Kjo është simbolikë e partneritetit funksional me dhjetë biznese të suksesshme në Gjilan. Përveç zhvillimit lokal ekonomik e ndërtimit të infrastrukturës, tash po vije në shprehje edhe mirëmbajtja e hapësirave të gjelbërta dhe hapësirave të përbashkëta me bizneset. E falënderoj pronarin e “Palma”, Ekrem Shahinin dhe pronarët e nëntë kompanive tjera që i janë bashkangjitur këtij projekti për ruajtjen e ambientit’, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Hidromorava

“Ne kemi ndërtuar partneritet edhe me fshatrat. “17 Shkurti” e Dobërçanit, shoqata “Pogragja”, “2 prilli” e Lladovës, Zhegra dhe shoqata Përlepnica, kanë ndërtuar partneritet me komunitetin për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta të gjelbrimit. Për shtetin tonë duhet të punojmë, ta ruajmë dhe të kujdesemi bashkërisht”, shtoi Haziri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.