UBT

Gjilani nis fushatën “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit ka nisur fushatën vetëdijësuese të qytetarëve në parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjore me moton “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”.

“Kemi ngritur nivelin e mobilizimit të stafit të Drejtorisë, SHZSH dhe Shërbimit Vullnetar të Zjarrfikësve, si pasojë e ngritjes së temperaturave. Kemi mbajtur takim me faktorët komunal emergjent si me Policinë e Kosovës, Zyrën Operative Emergjente 112, Inspektoratin e Zjarrëfikjes, Shërbim Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, ku jemi dakorduar në marrjen e masave të duhura dhe me kohë duke bashkëpunuar mes faktorëve komunal ne parandalimin e zjarreve dhe rreziqeve të tjera”, ka thënë drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, në konferencën për media, të mërkurën.

Duke paraqitur punën 6-mujore, Spahiu pohoi se në janar kanë arritur ta sjellin një kamionetë ashtuquajtur sulmues për Shërbimin e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit si donacion nga Zvicra, me ndihmën e Rotari Klub Gjilani.

FIDANISHTJA

Ndërsa, në bashkëpunim me kompaninë Hidromorava, nëpërmjet grupit punues të krijuar nga kryetari Haziri, është arritur të aftësohen shtatë pika furnizuese – hidrantë në qytetin tonë të cilët më herët kanë qenë jashtë funksionit.

“Po ashtu, Njësinë profesionale të Zjarrfikëseve jemi në procedurën finale për furnizuar me tri pompa shpinore profesionale, ku do të shërbejnë dhe lehtojnë punën zjarrfikësve për fikjen e zjarreve malore dhe fushore”, tha ai.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, Spahiu njoftoi se ka pasur 267 zjarre dhe 725 intervenime teknike nga ekipet e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.