Mobi Casa

Gjilani nis aksionin për largimin e deponive ilegale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka marrë konfirmimin që Forca e Sigurisë së Kosovës, ka aprovuar kërkesën për angazhimin vullnetarë dhe sot ka filluar aksionin për largimin e deponive ilegale me mbeturina inerte, të cilat janë duke u dërguar në deponinë e mbeturinave në fshatin Kmetoc, të caktuar para disa ditësh nga Kuvendi i Komunës.

Në këtë aksion FSK dhe Komuna e Gjilanit do të vazhdojnë aksionin deri më datën 22 nëntor, për të larguar sa më shumë sasi të mbeturinave të cilat janë grumbulluar ndër vitesh në lokacione të ndryshme Gjilan.

Aksioni i sotëm ka nisur në lagjen Zabeli për ta kthyer atë zonë në një ambient të pastër për qytetarët dhe njëkohësisht për ti hapur rrugë ndërtimit të Parkut të Paqes, në atë pjesë të qytetit.

Hidromorava

Ky aksion do të vazhdoj deri në pastrimin e plotë të qytetit nga mbeturinat dhe për këtë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka apeluar edhe angazhimin vullnetarë të kompanive gjilanase me makineri të rëndë, që aksioni “Ta pastrojmë Kosovën dhe Gjilanin” të jetë i suksesshëm.

Komuna e Gjilanit apelon te të gjithë qytetarët dhe te kompanitë e ndryshme se tashmë ekziston deponia për mbeturinat inerte dhe të njëjtën mund ta shfrytëzojnë të gjithë pa dallim, në mënyrë që bashkërisht ta ruajmë ambientin dhe të kujdesen për një jetë më të mirë për qytetarët e Gjilanit në përgjithësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.