Gjilani nesër në protestë

Një grup organizatash nesër organizojnë marsh protestues në përkrahje të shqiptarëve të Luginës me ç’rast organizatorët ftojnë qytetarët, partitë politike dhe shoqërinë civile që të marrin pjesë.
Nismëtar të këtij marshi janë Klubi Politik i Studentëve, në bashkëorganizim me Tifozat Kuq e Zi, “Intelektualët”, “Skifterat”, Këshillin e Nxënësve të Shkollave të Mesme të Gjilanit, Këshillin e Fakultetit të Edukimit-Gjilan, Këshillin e Fakultetit Ekonomik-Gjilan, Këshillin e Fakultetit Juridik-Gjilan dhe Shoqatën e shqiptarëve të Luginës “Vatra”.
“Marshi organizohet të enjten, (17.01.2013). Nisja bëhet në ora 11:00 prej kompleksit të shkollave të mesme (tek Gjimnazi) e deri tek Teatri i Qytetit”, njoftojnë organizatorët.
Gjatë ditës së sotme në Prishtinë u mbajt një marsh protestues i organizuar nga studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” për të kërkuar respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë./Titulli.com/